Promocioni ka përfunduar

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE “Ariel PODS 2019”

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale “Ariel PODS 2019” (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale “Ariel PODS 2019” do të lançohet dhe zhvillohet nga data 29 Mars 2019 ora 00:01 nga Marketing & Distribution shpk, shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N, deri më 26 Dhjetor 2019 ora 23:59 per hedhjen e shorteut te cmimeve te madha dhe deri më 31 Dhjetor 2019 për regjistrimin e pikëve në programin e besnikërisë.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktin Ariel PODS 60 larje.

Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale “Ariel PODS 2019” do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produktit Ariel PODS 60 larje me EAN 8001841156033.

Për tu bërë pjesë e kësaj loje promocionale duhet të kryhet një blerje e paketimit të produktit Ariel PODS 60 larje me vlerë minimale 1599 Lekë me TVSH. Brenda këtij paketimi blerësit do të gjejnë një kod unik 7-shifror i cili duhet të regjistrohet në faqen e internetit të organizatorit www.luajariel.al. Gjatë regjistrimit të kodit blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj).

Gjatë fushatës promovuese konsumatoret mund të marrin pjesë në mbledhjen e pikëve te programit te besnikerise të promocionit “Ariel Pods 2019” duke blerë një nga paketimet promocionale Ariel Pods 60 larje si edhe në hedhjen e shorteut përkatesisht ne datat 04 Qershor, 15 Tetor e 27 Dhjetor 2019.

Për të marrë pjesë në mbledhjen e pikëve duhet të grumbullohen kodet promocionale që gjenden brenda paketimit Ariel Pods 60 larje dhe që kane nje stiker komunikimi te ketij promocioni. Brenda çdo paketimi Ariel Pods 60 larje me stikerin komunikues të lojes promovuese, konsumatori do të gjejë kodin unik 7-shifror (psh: 0EJ662Q) i cili duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajariel.al.

Kodet promocionale të regjistuara në www.luajariel.al sipas paragrafit më sipër, vlejnë automatikisht edhe për pjesëmarrjen në shorteun përkatësisht në datat 04 Qershor, 15 Tetor e 27 Dhjetor 2019 per te fituar 1 nga 3 udhetimet (Turqi, Vienë ose Paris) – përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel”.

Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke seleksionuar një kod promocional nga të gjithë regjistrimet e bëra online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platforma online për regjistrim e kodeve do të lançohet më datë 29 Mars 2019 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 31 Dhjetor 2019 ora 23:59.

Regjistrimi i kodeve Ariel në faqen zyrtare www.luajariel.al për të marrë pjesë në hedhjen e shorteut do të jetë e mundur duke filluar nga data 29 Mars 2019 ora 00:01 dhe afati i fundit i regjistrimit të kodeve do të jetë data 26 Dhjetor 2019 ora 23:59.

3. Çmimet

Për dhuratat me llotari loja do të ketë:
a) 1 fitues “Udhëtim çift në Turqi” - përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel
b) 1 fitues “Udhëtim çift në Vienë” - përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel
c) 1 fitues “Udhëtim çift në Paris” - përfshirë biletën e udhëtimit dhe akomodimin në hotel

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në datat:
a) Fituesi “Udhëtim çift në Turqi” datë 04 Qershor 2019
b) Fituesi “Udhëtim çift në Vienë” datë 15 Tetor 2019
c) Fituesi “Udhëtim çift në Paris” datë 27 Dhjetor 2019

Për programin e besnikërisë pjesëmarrësit mund të përzgjedhin sipas kategorive të pikëve:
a) 3 pikë = 2 paketime Lenor Parfumelle
b) 6 pikë = Furçë me bateri Oral-B Vitality
c) 6 pikë = Hekur Braun
d) 6 pikë = Aparat kafe Tiny Lavazza.

Gjatë fushatës promovuese, në tregun shqipetar do të jenë të disponueshme në pikat e shitjes për konsumatorët 17’000 produkte Ariel Pods 60 larje të etiketuara me të dhënat e lojës promocionale të cilat do të kenë të përfshirë në paketim kodin promocional. Këto produkte që kanë të përfshirë në paketim një kod të vlefshëm për regjistrimin në fushatën promovuese identifikohen nëpërmjet një stikeri të ngjitur mbi paketim.

Një kod promocional brenda produktit Ariel Pods 60 larje është i barazflefshëm me 1 pikë.

Për çdo kod të regjistruar në faqen zyrtare të organiazatorit www.luajariel.al konsumatori grumbullon 1 pikë. Një konsumator mund të regjistrojë vetëm një herë një kod promocional. Në një muaj blerësi mund të regjistroje vetëm 2 kode unike 7-shifrore.

Nga pjesëmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 3 fitues. Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është rreth 5’000 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në lojën promocionale është e hapur për të gjithë konsumatorët 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produktit “Ariel PODS 60 larje” me vlerë minimale 1599 Lekë me TVSH në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojne kodin unik 7-shifror që gjendet brenda paketimit gjatë periudhës 29 Mars 2019 ora 00:01 deri më datë:
a) 26 Dhjetor 2019 ora 23:59 për pjesëmarrjen në llotari;
b) 31 Dhjetor 2019 ora 23:59 për grumbullimin e pikëve.

Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Gjatë periudhës së Lojës Promocionale, të gjithë konsumatorët që bëjnë një blerje produktit Ariel PODS 60 larje do të përfitojnë një shans për të fituar 1 nga 3 udhëtimet (Turqi, Vienë ose Paris)

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesëmarrje në llotari:
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produktit Ariel PODS 60 larje, regjistrojnë kodin unik 7-shifror dhe japin të dhënat personale (si emër, mbiemër, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj) në faqen zyrtare të internetit të organiazatorit www.luajariel.al. Një konsumator mund të regjistrojë një kod promocional vetëm një herë. Në një muaj blerësi mund të regjistroje vetëm 2 kode unike 7-shifrore.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kod unik 7-shifror të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte. Çdo kod promocional i regjistruar është i barazvlefshëm me 1 pikë për cdo paketim Ariel Pods 60 larje. Një konsumator mund të regjistrojë një kod promocional vetëm një herë, gjthashtu brenda muajit mund të regjistrohen vetëm 2 kode unike 7-shifrore.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Në faqen zyrtare www.luajariel.al, seksioni “Dërgo Kodin”, konsumatorit do i kërkohet të vendosë adresën e e-mail dhe kodin promocional të gjendur brenda paketimit Ariel Pods 60 larje të stikeruar me informacionin e fushatës promovuese.

Mbas proçesit të verifikimit të kodit promocional, konsumatorit do ti shfaqet një mesazh “Kodi u Pranua” dhe do i shfaqet faqja për të plotësuar të dhënat personale: emër, mbiemër, numër telefoni dhe qyteti.

Pas dërgimit të të dhënave në sistem, përdoruesit do i shfaqet një faqe e cila do të paraqesë opsionet:
a) Numri total i pikëve të grumbulluara;
b) Lista e dhuratave që mund të përfitohet me nivelin e pikëve të grumbulluara.

Në këtë fazë, konsumatori mund të klikojë dhuratën në rast se do të tërheqë dhuratën ose të procedojë me grumbullimin e pikëve dhe përzgjedhjen e dhuratës ta kryejë në një moment të dytë.

Në momentin që konsumatori përzgjedh dhuratën, konsumatorit i zbriten pikët e përdorura nga totali i pikëve të grumbulluara. Në këtë moment, një mesazh i dërgohet organizatorit ku identifikohet konsumatori dhe dhurata e përzgjedhur.

Për çdo kod promocional të regjistruar online, konsumatori duhet të ruaj kodin promocional të gjetur brenda paketimit Ariel Pods 60 larje deri në momentin e marrjes në dorëzim të dhuratës të përzgjedhur.

Përzgjedhja e fitueseve për një nga 3 udhëtimet do të bëhet në mënyrë rastësore nga sistemi në datat 04 Qershor, 15 Tetor dhe 27 Dhjetor 2019 ora 15:00 në zyrat e Marketing & Distribution.

Mbasi përzgjidhen fituesit e çmimeve të mëdha, personat e përzgjedhur njoftohen nëpërmjet një SMS rreth llotarisë dhe më pas do të kontaktohen në telefon për të lënë një orar ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar procedurën e llotarisë.

Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahet dhe Proces Verbali përkatës.

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet një mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Në të kundërt, në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

Në rast se fituesi për arsye te ndryshme nuk paraqitet për të përfunduar regjistrimin si fitues atëherë do të përzgjidhet në mënyrë rastesore një fitues tjetër. Për fituesin rezervë do të ndiqet e njëjta proçedurë si më sipër. Ky proçes vazhdon deri në dorëzimin e dhuratave.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e lojës dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.